Caktohet data, ja kur do të nisë gjykimi i Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

15 Shkurt 2023 | 17:04

Gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të fillojë më 3 prill. Kjo është konfirmuar këtë të mërkurë kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith.

Vendimi është marrë pasi një datë të tillë e kanë propozuar avokatët e të akuzuarve dhe nuk ka pasur kundërshtime nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në pjesën e fundit të konferencës përgatitore për prokurorinë, është bërë e ditur se gjykimi fillon me deklaratën hyrëse të prokurorisë e cila pritet të zgjasë deri në pesë orë.

“Fillon çështja më 3 prill në orën 09:00, deklarata hyrëse e ZPS-së do të zgjasë jo më shumë se pesë orë, e përfaqësuesit të viktimave siç e thatë 45 minuta. Mbrojtja e Thaçit do t’i duhen tre orë, mbrojtja e Selimit një orë maksimumi, mbrojtja e Krasniqit një orë e gjysmë, dhe do të ketë edhe pyetje të trupit gjykues.

45 minuta deklarata hyrëse e mbrojtjes së Veselit. Ju kërkojmë palëve që në deklaratat e tyre t’u shmangen deklaratave të natyrës politike, duhet në ato deklarata të përqendrohen në çështje thelbësore që lidhen me provat dhe argumentet e tyre dhe të mos i përsërisin gjërat që i kanë thënë në dosjet paraprake”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026