EMRAT/ Caktohet treshja gjyqësore që do të shqyrtojë çështjen e Erion Veliajt në GJKKO
Është caktuar treshja gjyqësore që do të shqyrtojë në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të akuzuarëve të tjerë. Relatore do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa anëtare të trupit gjykues do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Ëngjëllushe Tahiri, aktualisht gjyqtare në procesin “Plumbi i Artë”, është përzgjedhur përmes shortit elektronik për të vendosur mbi këtë çështje.
Tashmë pritet të caktohet edhe data për seancën e parë në themel, ku procesi do të zhvillohet me dyer të hapura për publikun. Në këtë seancë, treshja gjyqësore do të shqyrtojë gjithashtu kërkesat e palëve për gjykim të shkurtuar dhe mundësinë e ndarjes së dosjes, duke vendosur për mënyrën se si do të vijojë procedura në Shkallën e Parë të GJKKO-së.
Tre ditë më parë, Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e mbante kryebashkiakun në arrest me burg. Veliaj ndodhet në arrest që prej 10 shkurtit 2025.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futjen e sendeve në burg.
Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim