Caktohet ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë në Kosovë
Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi sot se Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të Drejtësisë.
Sallahu, i cili deri më tani ka shërbyer si zëvendësministër në këtë dikaster, merr drejtimin pas zgjedhjes së ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.
“Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e uron zotin Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit kosovar.
Një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës bëri hapin e parë drejt konstituimit duke zgjedhur kryetar të ri, Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje. Pas kësaj, në pozitat e nënkryetarëve u zgjodhën Albulena Haxhiu (VV), Vlora Çitaku (PDK), Kujtim Shala (LDK) dhe Emilija Rexhepi (komuniteti boshnjak).
Procesi i konstituimit ende nuk është përmbyllur, pasi pritet zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Vetëm pas këtij hapi do të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona