Çarls Leklerk fiton pozicionin e parë në nisje në pistën e Monakos

28 Maj 2022 | 17:21

Çarls Leklerk ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të së shtunës, të zhvilluara në pistën e Monakos.

Monegasku ka arritur të rrëmbejë vendin e parë, pasi sesioni i tretë i provave u mbyll më herët për shkak të aksidentit të pilotit të Red Bull, Serxho Perez.

Nga vendi i dytë, do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Karlos Saniz ndërsa Perez regjistroi kohën e tretë më të mirë.

Vetëm vendi i katërt për kampionin e botës në fuqi, Maks Vershtapen i cili do të mundohet të fitojë pozicione në garën e nesërme, megjithëse paralkalimet në pistën e Monakos janë pothuajse të pamundura.

Klasifikimi i provave zyrtare, Foto: F1

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës

Tifozët marokenë u përleshën me policinë në Hagë dhe festuan në Kazablanka pasi Maroku e detyroi Holandën të eliminohej para kohe nga Kupa e Botës,...
10:23 | 30/06/2026

Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë

Paraguai ka shpallur të martën festë kombëtare për të kremtuar fitoren historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës, sukses që i siguroi kombëtares kualifikimin në...
10:18 | 30/06/2026

Botërori vazhdon edhe sot me tre përballje interesante, ekipet që luajnë

Faza e 1/16 së finales në Kupën e Botës 2026 vazhdon edhe sot me tre përballje interesante, nga të cilat do të dalin edhe tre...
08:30 | 30/06/2026