CAS hedh poshtë ankesën e Rumanisë për ndeshjen ndaj Kosovës
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka hedhur poshtë ankesën e Federatës Rumune të Futbollit kundër dënimeve të UEFA-s për ndeshjen ndaj Kosovës. CAS ka konstatuar se dënimet e UEFA-s karshi Federatës rumune janë proporcionale me shkeljet që janë bërë.
“Paneli vendosi se shkeljet e kryera nga tifozët rumunë ishin serioze dhe se sanksionet ishin në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s dhe jo disproporcionale. Rrjedhimisht, vendimi i kontestuar u la në fuqi nga paneli i CAS-it”, thuhet në njoftimin e CAS-it, shkruan KosovaPress.
UEFA e regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Rumanisë, por Federatën rumune e gjobiti me 128 mijë euro dhe me zhvillimin e një ndeshjeje pa shikues dhe kjo u vlerësua nga federata rumune si dënim shumë i lartë.
Ndeshja Rumani – Kosovë ishte zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht.
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj