Ç’do ndodh me grupin e Bardhit?/Pampuri: PD s’është çetë, grupi parlamentar…

23 Shtator 2023 | 13:06

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ishte këtë të shtunë e ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për situatën në të cilën Partia Demokratike tashmë ndodhet prej kohësh.

E pyetur nëse do të përjashtohen nga Partia Demokratike Gazment Bardhi dhe grupimi që përkrahin atë, Pampuri tha se ajo nuk e di nëse kjo do të ndodh, por shtoi se tashmë është momenti që deputetët e partisë demokratike të pyesin veten se cilës parti i përkasin, pasi kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha.

“Unë nuk mendoj se është momenti për të bërë diskutime të tilla, është vetëm një pyetje që duhet t’i përgjigjet secili, cilës parti i përkisni, Partisë Demokratike, cili është kryetari, sot është Lulzim Basha.

Edhe mua mund të mos më ketë pëlqyer x apo y kur janë zgjedhur në  poste të rëndësishme në Partinë Demokraitke, por kam vijuar në linjën e partisë. Partia Demokratike apo grupi parlamentar nuk është çetë në të cilën ti lobon me 5 apo me 6 shokë dhe i çon andej-ktej. Unë nuk mund të them nëse do të përjashtohen. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, është grupi parlamentar i Partisë Demokratike për sa kohë ka shtatë apo më shumë deputet”,-tha Orjola Pampuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026