Ç’duan të rinjtë nga politika? Këlliçi e Xhafaj në “Rinvote” shpalosin vizionin për arsimin
Kandidatët për deputetë Belind Këlliçi (PD) dhe Etjen Xhafaj (PS) përballen sot me të rinjtë Donada Rata dhe Marlin Muça në emisionin “Rinvote” në Euronews Albania.
Muça, student i drejtësisë i punësuar si gazetar në “Faktor.al” ndërsa Rata studente për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe aktiviste në “Qëndresën Qytetare” i pyetën kandidatët e PD-së dhe PS-së për arsimin. Çështja e parë që u diskutua ishte arsimi.
“Duke nisur me reformën e arsimit të lartë është bërë një punë kolosale në drejtim të arsimit, nuk janë më hapur ato universitetet që shpërndanin letra dhe jo diploma,” – u shpreh Etjen Xhafaj duke theksuar se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes socialiste janë dhënë mbi 23 milionë euro për bursa.
Xhafaj tha se ndryshe nga periudha para vitit 2013 tashmë ka një lidhje më të mirë mes arsimit dhe punësimit, ka program punësimi për studentët e dalluar dhe krahas kësaj është përmirësuar edhe arsimi profesional ku tashmë një në çdo pesë student është nga arsimi profesional.
Këlliçi e konsideroi arsimin si një nga fushat më të dështuara nga qeverisja socialiste. Ai tha se “në periudhën 2005-2013 janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1,314 ndërsa në periudhën 2013-2021 janë mbyllur 400 shkolla”. Kandidati për deputet i PD-së e konsideroi dështim edhe ligjin për arsimin e lartë dhe tha se PD premton që ta rishikojë ligjin.
“Do kemi një ligj për arsimin e lartë që do të targetojë nevojat e studentëve, nuk do t’i privojë të rinjtë nga e drejta e studimit, ku aktualisht klasifikohen në bazë të mundësisë për të paguar […] por do të ketë një ligj që fokusohet te studimi shkencor dhe tarifat e ulëta,” – u shpreh Këlliçi, i cili tha se PD propozon tarifë zero për t’u arsimuar për të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë në muaj.
Studenti Marlin Muça i kujtoi Xhafajt se në vitin 2013 PS premtoi që t’i shtonte investimet në arsim deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që në vitin 2021 ky nivel mbetet në rreth 3%.
Xhafaj u përgjigj se për shkak të pandemisë dhe tërmetit qeveria është detyruar të rishikojë investimet. Ai tha se pavarësisht kësaj ajo po bën të pamundurën për të rindërtuar shkollat dhe konviktet e universiteteve. Mirëpo Muça i kujtoi se tërmeti dhe pandemia ndodhën vetëm vitet e fundit, ai i kërkoi Xhafajt arsyet se përse PS-ja nuk e arriti këtë premtim më përpara.
Kandidati i PS-së u përgjigj se është rritur investimi në shkolla, 55 mijë studentë kanë kartën e studentit, 75% e të përfshirëve në sistemin arsimor përfitojnë tekste falas.
“Ka pasur një angazhim shumë të madh dhe një vendosshmëri shumë të madhe për të shkuar drejt 5%-it, por nuk duhet harruar kush ishin kushtet,” – tha Xhafaj duke kujtuar se në shumë sektorë shteti kishte borxhe të mëdha ndaj kompanive.
Danada Rata, aktiviste pyeti kandidatin për deputet të Partisë Demokratike Belind Këllëçi se ku do të gjenden paratë për përmbushjen e premtimeve për të rinjtë në një kohë kur vendi ndodhet në pandemic dhe niveli i borxhit publik është më i larti në rajon.
“Nisur nga premtimi i Partisë Demokratike për shpërndarjen e 5 mijë bursave sociale, pagimin e intershipeve dhe përgjysmimin e tarifave, Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon 79.7%, nisur nga ky destabilizim financiar si do të bëhet ky alokim i fondeve”, tha aktivistja.
Kandidati i PD që është dhe kryetari i Forumit Rinor në PD, Belind Këllëçi u përgjigj se paratë janë por duhet të ndalet korrupsioni.
“Mjafton të mos vjedhësh. Raporti i KSLH thotë se në 8 vite janë vjedhur 6.2 miliardë euro, programi i PD, kushton na 480-500 milionë euro në vit e përkthyer në 2 miliardë euro në një mandat sa një 1/3 që është vjedhur në këto 8 vjet”, deklaroi ai.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta