Çejku: Kosova dominoi në Davos, përfaqësohej me nivelin më të lartë

25 Janar 2026 | 21:45

Diplomati Arben Çejku ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ku dha detaje lidhur me Forumin Ekonomik Botëror në Davos ku ishte i pranishëm. Çejku u shpreh se Kosova ka dominuar në këtë forum teksa theksoi se është përfaqësuar në nivelin e saj më të lartë.

Ai ndër te tjera shtoi se Kosova me nënshkrimin e Bordit te Paqes do të ketë edhe përfitime të tjera. Sipas tij nëse Rusia firmos Bordin e Paqes sikur ka premtuar do ta njohë në mënyrë indirekte shtetin e Kosovës ashtu siç do të veprojnë edhe vende  e tjera.

Sa përket eksperiencës së tij gjatë këtij forumi, ai theksoi se mësoi shumë. Ai shtoi se në Davos shkoi si drejtues i një qendre të pavarur studimesh ku zhvilloi takime me personalitete të cilat sipas tij nuk mund të takohen në përditshmëri.

“Dominoi Kosova dhe këtu dua të ndalem pak. Nuk është thjeshtë prezenca e presidentes Osmani në Davos por ata na bënë krenarë sepse kishin një House of Kosovo. 

Në të cilën rreshtohej me organizime të tjera si House of India, Meksika e shtetet e tjera. Kosova ishte prezente me kompani me biznese me kryeministrin dhe përfaqësohej me nivelin më të lartë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026