Çejku: Serbia do lobojë, kërcënimi që mund të bëjë Kosova të mos jetë pjesë e KiE

17 Prill 2024 | 22:58

Ish-ambasadori në Kosovë, foli për tensionet e krijuara ditën e sotme në kufi me Serbinë, pasi Kosovës iu hap ditën e djeshme drita jeshile për të qenë pjesë e KiE.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Çejku theksoi se shqiptarët janë tashmë në një sfidë duke shtuar se nga ana e Serbisë do të ketë dhe kërcëime.

Mes tjerash ai shtoi se nga ana e Serbisë do të ketë lobim të fuqishëm ndërsa foli dhe për atë që i intereson Rusisë.

“Në tërësi shqiptarët janë në një sprovë të madhe përsa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE. Më shumë se sa një provë diplomatike është gjeo strategjike Anëtarësimi i Kosovës është një siguri për ne por dhe për rajonin. Në këtë rrugë ka sfida të mëdha, Serbia nuk do të rrijë duarkryç por do të luajë të gjithë gurët përfshirë dhe paralajmërimit për largim nga KiE. Një paralajmërim i tillë mund të destabilizojë dhe klimën pozitive që mund të ekzistojnë brenda ministrave të jashtëm. Rusia është e interesuar që Serbia të mos jetë anëtare të KiE. Është një kërcënim që do luhet në të gjitha mjetet. Do të ketë një lobim shumë të ashpër të Serbisë. Të gjithë duhet të angazhohen. Kosova dhe Serbia duhet të ballafaqohen në KiE”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026