Çekia ndalon pjesëmarrjen e atletëve rusë në garat lokale

30 Qershor 2023 | 15:59

Qeveria çeke tha se ka ndaluar të gjithë atletët që përfaqësojnë Rusinë të marrin pjesë në garat lokale, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Në deklaratën e saj thuhet se Qeveria çeke ndalon “pjesëmarrjen e sportistëve individualë dhe të ekipeve sportive që përfaqësojnë Federatën Ruse në garat sportive dhe lojërat e organizuara në tokën çeke”.

Gjithashtu, atletët dhe ekipet që përfaqësojnë Republikën Çeke nuk duhet të marrin pjesë në garat e zhvilluara në Rusi.

Ky vendim u mor pas kërkesës së shoqatave sportive çeke.

Më parë, lojtarët çekë të hokejit mbi akull, që garonin në Ligën e Hokejit Kontinental me bazë në Rusi, nuk mund të luanin për ekipin kombëtar çek.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026