Eurodeputeti austriak sulmon Serbinë: Luan me dy porta, me BE dhe Rusinë
Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve më të fundit të situatës së tensionuar Kosovë-Serbi.
Ai theksoi se gabimi i kryeministrit Albin Kurti, ishte se nuk u tregoi ndërkombëtarëve për veprimet që bëri ndaj Serbisë.
Më teja i theksoi se presidenti Aleksandër Vuçiç po luan me dy porta me Rusinë dhe BE, duke shtuar se kjo e fundit duhet të marrë masa ndaj Serbisë.
Sipas tij Vuçiç nuk do të ndryshojë strategji në lidhje me veprimet ndaj Kosovës pasi tensionet i interesoj në mënyrë që të tërheqë vëmendjen nga problemet serioze në Serbi.
“Unë shikoj disa arsye emocionale. BE është mësuar që ta ketë Kosovën një partner të vazhdueshëm që të ndajë politikën tonë të jashtëm. Kosova është gjithmonë te pala e mirë e historisë. Ndërkohë me Vuçiç ne jemi mësuar që të premtoj diçka një ditë dhe në ditën tjetër të bëjë diçka tjetër. Jemi mësuar t ëkemi tradhti nga ana e Vuçiç. Megjithatë ne çuditemi që Albin Kurti si kryeministër nuk informoi aleatët për veprimet e tij. Nuk e prisnim këtë nga Kurti. Unë them haptazi që lëvizja e Kurtit ishte një gabim politik.
Unë personalisht mendoj se BE duhet të mendoj dhe të marrë masa ndaj Serbisë, jo vetëm për veprimet e saj ndaj Kosovës por mos përafrimin me BE, pasi po luan një lojë të dyfishtë mes BE dhe Rusinë. Kam përshtypjen se Vuçiç nuk është i interesuar në një zgjidhje të vërtetë. Ai po e mban problemin me Kosovën si një problem, si një problem të zjarrtë në mënyrë që ta mbajë më larg popullin e tij me problemet serioze që po përballet Serbia. Ka një pozitë të madhe brenda shtetit. Nuk mendoj se Vuçiç do e ndryshojë strategjinë e tij. “- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë