‘Çelësat e xhamisë i kanë turqit’, Kikia tregon agjendën e Erdogan në Shqipëri
Analisti Mentor Kikia thotë se Erdogan ka një agjendë të qartë fetare në Shqipëri.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Kika u shpreh se një çështje edhe më e madhe se sa ajo e mbylljes së shkollave turke me ultimatumin e Ergoganit, është ajo e xhamisë së Namazgjasë që pret të inaugurohet.
“Ka një çështje më të madhe që është xhamia e Namazgjasë, çelësat e xhamisë i kanë turqit. Komunitetit Mysliman i ndalohet të shkelë në territorin e xhamisë. Inaugurimi i xhamisë do të thotë t’i dorëzohet Komunitetit, por kjo nuk ndodh se Erdogan nuk e njeh Komunitetin Mysliman dhe e konsideron të kapur nga gylenistët. Erdogan ka një agjendë fetare në Shqipëri dhe marrëdhëniet Turqi-Shqipëri janë shndërruar në marrëdhënie Rama-Erdogan”, tha Kikia.
Sipas tij në Shqipëri institucionet e hapura dhe të mbështetura nga fondacioni Gylen kanë pësuar një traumë sistematike.
Kikia deklaroi se gjithë personeli turk është larguar në mënyrë ilegale gradualisht për t’i shpëtuar deportimit nga Shqipëria sepse kërkoheshin nga autoritetet turke.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 21:15 Përfundon ëndrra e Kanadasë në Botëror, Maroku dominon dhe siguron kualifikimin pas fitores 3-0
- 20:45 “I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)