Çelet në Berat ekspozita e artistit Sadik Kasa me 75 punime unike

21 Maj 2025 | 17:02

Mbrëmjen e së martës u çel në galerinë e Arteve në Berat ekspozita me piktura e titulluar ‘Stinët Shqiptare’ me autor Sadik Kasën. Ekspozita në artet pamore e piktorit elbasanas mblodhi artistë nga e gjithë Shqipëria. Vetë piktori vlerësoi qytetin e Beratit si një atraksion që I jep mundësinë artistëve të realizojnë vepra që i rezistojnë kohës.

“Kjo është ekspozita e katërt që realizoj në kuadër të 70 tim të lindjes, kam marr një tur ekspozitash, kam filluar me Sarandën, Pogradecin, Fierin, Korçën edhe s’mund të lija Beratin sepse Berati ka shumë motive dhe kemi pikturuar Beratin në të gjitha stinët. Berati është një atraksion jo vetëm turistik por dhe artistik, është një qytet grafik që i jep mundësin piktorëve për të realizuar vepra që ngelen në fondin e studios dhe në fondin kombëtar”,-tha Sadik Kasa.

Pikturat e ekspozuara në këtë galeri spikasnin për stilin unik dhe kombinimin e bukur të ngjyrave. Pjesa më e madhe e veprave të ekspozuara ishin peizazhe, ku 80% e tyre i dedikoheshin Beratit dhe pjesa tjetër qyteteve të tjera të Shqipërisë. Punimet e Kasas, që shpalosin çdo lagje muzeale të qytetit, rrugicat me kalldrëm, reflektimin e Osumit mbi Urën e Goricës, shtigjet rreth kalasë janë realizuar mjeshtërisht prej tij në kanavacë, vaj dhe akuarel.

Ekspozita me 75 punimet e piktorit Sadik Kasa do të qëndrojë e hapur në qytetin e Beratit deri në 30 Maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026