Nisja e sezonit turistik me mungesë të theksuar të strukturave akomoduese
Kërkesa për akomodim në zonat turistike të jugut të Shqipërisë ka arritur nivele të larta, duke tejkaluar kapacitetet aktuale të strukturave hoteliere.
Për shkak të rritjes së interesit, veçanërisht pas hapjes së aeroportit të ri në Vlorë, ka një fluks të madh turistësh që po e orientojnë kërkesën drejt alternativave si Airbnb, bujtinat dhe apartamentet me qira.
“Kjo kërkesë është e papërballueshme nëse i referohemi vetëm hoteleve. Ka një rritje të madhe të Airbnb dhe strukturave alternative që e kanë amortizuar disi situatën, por gjithsesi, kapacitetet janë të pamjaftueshme për të përballuar këtë valë turistike”, thotw Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar.
Zonat më të kërkuara janë gjiri i jugut dhe qyteti i Vlorës, ndërsa vërehet një mungesë e theksuar e strukturave të mirëfillta akomoduese që plotësojnë kriteret e operatorëve ndërkombëtarë.
Ekspertët e turizmit sugjerojnë se duhet investuar menjëherë në ngritjen e strukturave të reja akomoduese për të përfituar nga kjo kërkesë në rritje dhe për të mos humbur besimin e tregut ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
- 07:35 Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria
- 07:28 WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)