Rama në Panairin e Turizmit në Berlin: Doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri

3 Mars 2025 | 19:15

Ka nisur këtë të hënë ceremonia e hapjes ITB Berlin 2025, në Gjermani, në Panairin e Turizmit ku e  pranishme është edhe Shqipëria.

Vendi ynë është nderuar edhe me çeljen e këtij panairi që është më i madhi në botë, teksa kryeministri Edi Rama do mbajë edhe fjalën në hapjen e tij. Panairi do ketë 5800 ekzpozues nga qindra vende të botës.

“A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që i deklaron se shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut, ndërkohë që një ligj i tillë ka qenë i Shqipërisë mesjetare. Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë luftës së dytë botërore, ku Shqipëria u bë vendi i parë në botë që pati më shumë hebrenjtë pas luftës se para saj. Ne kemi qenë dhe jemi një vend myslimanësh, ortodoksësh dhe katolikësh e megjithatë kur u vendosëm të zgjidhnim mes hebrenjve dhe djallit, paraardhësit tanë qëndruan krah hebrenjve duke rrezikuar jetën e duke refuzuar të dorëzonin qoftë edhe një frymë të vetme nazistëve.

Kush troket në derën e një shqiptari e bën këtë prej vullnetit të Zotit. E duke i hapur derën ne mirëpresim një mik që trajtohet si Perëndi. Nëse doni të ndiheni si Perëndi ejani në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026