Çelet Parku Helen i Tiranës, ambasadorja Philippidou: Një hapësirë për qytetarët dhe atletët

8 Qershor 2021 | 12:45

Ambasadorja greke në Shqipëri, Sophia Philippidou foli në Euronews Albania për projektin e Parkut Helen të Tiranës i cili do të inaugurohet më 18 qershor.

“Ne kemi punuar për këtë projekt për thuajse dy vjet. Ideja është të krijojmë një park ku njerëzit të mund të argëtohen dhe do të jetë gjithashtu një hapësirë për atletët. Ai ndodhet tek liqeni i Farkës, është një ambient shumë i bukur, ku mund të shohësh malin e Dajtit, liqenin e bukur dhe rrethinat spektakolare,” – u shpreh ambasadorja teksa theksoi se nuk mund të tregonte një shifër fikse për sa ka kushtuar projekti.

“Tiranathlon” do të quhet parku, i cili e ka marrë emrin nga një lojë fjalësh, mes “triathlon” dhe “Tirana” siç tha dhe Philippidou, ndërsa eventi i parë që do të zhvillohet do të jetë më datë 20 qershor, dy ditë pas hapjes.

“Do të jetë një garë sportive ndërkombëtare. Aktualisht jemi pak, nën 100 pjesëmarrës nga shumë vende, kryesisht nga ato fqinje si Mali i Zi, Kosova, Greqia, por edhe Turqia, Britania dhe Austria. Numri po rritet, ne shpresojmë të arrijmë në një shifër më të lartë dhe ta shpallim këtë si një event vjetor,” – u shpreh ambasadorja.

Sophia Philippidou pohoi se gara është relativisht e vështirë dhe nuk mund të marrë pjesë kushdo. Bëhet fjalë për 750 metra not, 20 kilometra çiklizëm dhe 5 kilometra vrap.

Ndërkohë ambasadorja sqaroi gjithashtu se mesazhi që ky park përcjell, lidhet me 200 vjetorin e pavarësisë së Greqisë dhe 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë, përveç përpjekjes për të zbukuruar zonën dhe për të dhënë një kontribut në këtë aspekt.

Në fund të intervistës për Euronews Albania, Philippidou pohoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të konsoliduara dhe sa vijnë e bëhen më të mira.

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione para Bashkisë së Durrësit, banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

Një situatë e tensionuar u regjistrua mëngjesin e së hënës para Bashkisë së Durrësit, ku disa përfaqësuese të familjeve të komunitetit rom në Nishtullë protestuan...
14:15 | 22/06/2026

Rritet fluksi në plazhin publik të Vlorës, pushueesit kërkojnë më shumë hapësira të lira

Me nisjen e sezonit turistik dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit, qindra qytetarë në Vlorë po kalojnë pushimet në plazhin publik falas të...
17:53 | 20/06/2026

Rritet numri i vizitave dentare në verë, specialistët: Mos i neglizhoni dhëmbët e qumështit

Stina e verës ul vigjilencën për kujdesin oral, veçanërisht tek fëmijët. Këtë e konfirmojnë edhe specialistët, të cilët thonë se gjatë kësaj periudhe rritet numri...
17:32 | 20/06/2026