Çelja e negociatave, Roth: Dështimet në zgjerim me pasoja për stabilitetin dhe sigurinë në Europë

9 Dhjetor 2020 | 07:05

Ministri gjerman Michael Roth e ka cilësuar “gabim serioz politik” dështimin e miratimit të kuadrit negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë që 24 eurodeputetë kanë firmosur një deklaratë, ku kërkojnë mbështetje për dy vendet.

Përpara nisjes së diskutimeve në Këshillin e Çështjeve të përgjithshme të Bashkimit Europian, ministri gjerman për çështje Evropiane, Michael Roth, e ka konsideruar “gabim serioz politik” dështimin që të miratohet korniza negociuese për nisjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

 “Ne po bëjmë gjithçka në mundësitë tona si presidencë që të arrijmë deri tek pajtimi sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të mundësohet konferenca e parë e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe, po ashtu, varësisht nga përmbushja e disa kushteve të mbetura edhe me Shqipërinë. Çfarëdo tjetër do të ishte një gabim serioz politik në dëm të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor që po ashtu do të dëmtonte shumë edhe sigurinë e Evropës në tërësi”, u shpreh Roth.

Më herët, 24 eurodeputetë kanë firmosur një deklaratë, ku mbështesin nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata i bëjnë thirrje Këshillit që të miratojë kuadrin negociues për të dy vendet dhe të ndalojë shtyrjen e mëtejshme të bisedimeve të integrimit. Në letër theksohet se bllokimi aktual i BE-së ndaj hapjes së negociatave po zbeh besimin e Ballkanit Perëndimor ndaj Bashkimit Europian si dhe po zvogëlon fuqinë dhe ndikimin e BE-së në rajon.

Edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhjen mos uljen në konferencën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut brenda këtij viti. 

Lexoni gjithashtu:

Letra e 24 eurodeputetëve për negociatat, Ernest Bunguri: E vonuar, fatkeqësisht është bllokuar gjithçka

24 eurodeputetë thirrje BE-së të mos vonojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026