Cenimi i të drejtave të njeriut në pandemi, juristët argumente pro dhe kundër

10 Dhjetor 2021 | 07:50

“Në raste të vështira, në raste siç është pandemia C0VID-19 këto lloj kufizimesh të të drejtave dhe lirive themelore janë të arsyeshme”.

Kështu u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania avokati Xhon Skënderi, teksa komentoi të drejtat e njeriut në pandemi dhe vaksinimin me detyrim.

Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë nënvizoi se “në raste kur respektohen kushtet procedurale dhe materiale të konventës për vaksinimin të detyrueshëm nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut”.

Avokati sqaroi se kur një produkt është i certifikuar, mund të përdoret për qytetarët duke marrë parasysh aspektin ligjor.

“Ajo që e kundërshton idenë e shkaqeve urgjente dhe emergjencës së kësaj vaksine dhe refuzimit publik për ta pranuar, nuk pajtohet me kodin e Nuerbergut se ka provën klinike si vaksinë. Nuk jemi në kushtet e një eksperimenti, jemi në kushtet e një produkti të ceritifikuar”, u shpreh ai.

Ndërsa avokatja Megi Kurti tha se vaksinimi i detyrueshëm për një kategori personash të caktuar mund të jetë legjitim.

Pedagogia e juridikut deklaroi se nëse një çështje e caktuar shkon përballë gjykatës patjetër që i takon çdo shteti të vendosë.

Sipas saj duhet të ezaurohen të gjitha masat e tjera, derisa të shkohet tek vaksinimi i detyrueshëm

“Një problematikë që lind nga vaksinimi i detyrueshëm është që nëse ti e bën të detyrueshme, detyron personat që nuk kanë dëshirë ta bëjnë që të gjejnë mënyra të tjera për siguruar pasaportën e vaksinimit”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022