Censi i popullsisë dhe banesave, INSTAT: 8 mijë persona të angazhuar për procesin
Censi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri pritet të nisë këtë shtator. Në një intervistë për Euronews Albania drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, bën me dije se procesi i mbledhje së të dhënave në terren do të zgjasë 6 javë.
Për herë të parë përgjigjet do të regjistrohen në tableta.
“Ne kemi menduar të angazhojmë afro 8 mijë persona që janë staf anketues, kontrollorë, mbikëqyrës, por mbikëqyrës dhe të TIK sepse do përdoren tableta për mbledhjen e informacionit, por dhe mbikëqyrës për sistemet e hartëzimit,” – u shpreh Dhuli.
Anketuesit e trajnuar do të trokasin në çdo derë, për mbledhjen e të dhënave dhe përgjigjet do të jenë detyruese për qytetarët.
“Qytetarët do të pyeten për kushtet e ndërtesave dhe banesave, për statusin e tyre individual, për statusin e punësimit, për statusin e arsimit, shëndetësisë, gjithashtu është dhe një modul për ata që zotërojnë tokë bujqësore ose të angazhuar në proceset e bujqësisë, pra është një modul për bujqësinë,” – tha Dhuli.
16,9 milionë euro është kostoja e këtij projekti gjithëpërfshirës, që në përfundim do t’ju vijë në ndihmë së pari politikbërësve, studiuesve dhe të gjithë qytetarëve.
“Iu nevojiten në radhë të parë hartuesve të politikave për marrjen e vendimeve sa më të drejta, jo vetëm në nivel qendror por dhe lokal, për të pasur një informacion të saktë bazuar në shifra, sa shkolla duhet të ndërtohen, sa spitale duhet të ndërtohen, ku duhet të ndërtohen, ku janë nevojat emergjente, cili është statusi i punësimit të personave të cilët janë forca aktive pune në Shqipëri dhe shumë informacione të domosdoshme. Së dyti është shumë i rëndësishëm për kërkuesit dhe studiuesit shkencorë për të bërë analiza të thelluara,” – u shpreh Dhuli.
Panorama e qartë e popullsisë shqiptare me të dhënat e detajuara, mbi kushtet e jetesës së shqiptarëve, numrin e popullsisë rezidente në Republikën e Shqipërisë do të publikohet në qershor të vitit 2024, duke ju dhënë kështu në dorë të gjithë aktorëve, dokumentin më të rëndësishëm bazuar në shifra për Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës