Censi i popullsisë nis më 18 shtator, Drejtoresha e INSTAT zbulon si do organizohet

7 Shtator 2023 | 12:23

Me 18 shtator do të nisë censusi i popullsisë dhe banesave që realizohet njëherë në 10 vjet. Të dhënat do të publikohen në qershorin  e vitit 2024.

Në një intervistë për Euronews Albania, Drejtoresha e INSTAT, Elisa Dhuli theksoi se procesi do të fillojë që në 18 shtator ndërsa tregoi se skuadra që do të jetë në terren do të trokasë derë më derë për të mbledhur të dhënat e qytetarëve.

Ajo nënvizoi se anketuesit do të vizitojnë deri në tre herë familjen duke nënvizuar mes të tjerash se pyetjet në pyetësor do të jenë të larmishme.

“Censusi i popullsisë do të fillojë më datë 18 shtator. Për realizimin e këtij  procesi është një skuadër e rekrutuar nga INSTAT i përbërë nga stafi i terrenit, ku në përbërje të tyre ka anketues, kontrollorë e mbikëqyrës. Procesi do të kryhet duke trokitur derë më derë dhe të dhënat do të mblidhet me anë të një pyetësori me formati elektronik. Qytetarët duhet të jenë të kuptueshëm për këtë proces.

Rezultat e pyetësorit do të shërbejnë për hartimin e planeve shumë të rëndësishme për një të ardhme më të mirë të vendit. Anketuesit do të vizitojnë familjen deri në 3 herë. Në herën e tretë anketuesi do të lërë numrin e tij të telefonit ku dhe do i kërkoj familjarit ose të vij pranë zyrave tona ose duhet të lërë një orar që ai gjendet në familje në mënyrë që anketuesi të shkojë në kohën kur ai gjendet në banesë.

Pyetësori përmban informacion që lidhen mbi ndërtesën, familjen dhe individin. Është dhe një modul për bujqësinë. Pyetësori ka pyetje të larmishme. Po merret  një informacion shumë i rëndësishëm mbi karakteristikat demografike, mbi kushtet e banesës. Informacionet që do merren nga qytetarët do të shërbejnë për plane shumë të rëndësishme në të ardhmen. Pyetësori ka dhe tre pyetje të cilat konsiderohen opsionale, që lidhen me fenë  dhe gjuhën.

Vetë procesi i organizimit të censusit bazohet me një bazë ligjore që na jep të drejtën që në fazën e zbatimit deri në rezultatet. Qëllimi i INSTAT për këtë proces nuk është për të penalizuar por për të ndërgjegjësuar qytetarët. Është detyrim ligjor, të gjithë duhet t’i përgjigjen pyetësorit, por megjithatë nuk do të ketë penalitete”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026