CENSI| Sa banorë ka Shqipëria? Popullsia u tkurr brenda një dekade

17 Qershor 2024 | 14:31

Në vitin 2011, në Shqipëri jetonin 2.83 mln banorë. 13 vjet më vonë, pritshmëritë janë për një popullatë më të vogël, por shifra reale do të dalë vetëm pas ditësh.

CENSI i kryer në tetor 2023, do të duhej të kishte një rezultat paraprak në fund të vitit, por Instituti i Statistikave zgjodhi të ndryshojë kalendar për shifrat përfundimtare, çka nxiti edhe aludimet nga radhët e opozitës se brenda kufijeve kanë mbetur vetëm 1.5 mln banorë, ose 1.3 mln më pak se 10 vjet më parë.

Emigraconi, plakja  e popullsisë, ulja e lindjeve dhe martesat në moshë të vonë janë argumente të forta për tkurrjen e popullatës, por shifra është mohuar nga hartuesit e CENSIT, të cilët edhe statistikat e fundit që përkojnë me vitin e kaluar, raportojnë 2.76 mln banorë, pra një reduktim me 70 mijë banorë për një dekadë.

Kujtojmë se CENSI, nuk mat vetëm demografinë, por jep një informacion të detajuar edhe për numrin e pronave, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, me statistika që i shërbejnë qeverisë dhe bashkive të planifikojnë politikat publike dhe programet që synojnë përmirësimin e jetesës së qytetarëve në vend.

Në vitin 2011, 1% e popullsisë ose 29 mijë banorë refuzuan të anketoheshin, ndërkohë që në vitin 2023 refuzimet, kanë qenë në nivele më të ulëta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026