Çerekfinalet e French Open, 4 pretendentët në garë për trofeun

3 Qershor 2025 | 17:34

Çerekfinalet e “French Open” në tenis priten me interes pasi 4 pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut janë ende në garë. Dueli më interesant i kësaj faze është ai mes Zverer dhe Novak Xhokoviç.

French open po shkon dalëngadalë drejt fundit të garës, ndërsa emocionet sa vijnë e shtohen, sidomos në një situatë ku pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut janë ende në garë. Konkretisht emra si Sinner, Alcaraz Djokovic apo Zverer janë në luftë me njëri-tjetrin për ti shkuar deri në fund kompeticionit. Në çerekfinale dy prej tyre janë vendosur kundër njëri-tjetrit, një duel serbo-gjerman mes Zverer dhe Djokoviç, ku vetëm njëri prej tyre avancon në gjysmëfinale.

Favorit për të avanvuar më tej në këtë rrugëtim cilësohet serbi edhe pse ka humbur shumë terren në renditjen e përgjithshme të tenisit. Sa i përket yjeve të tjerë të këtij sporti, shorti ka rezultuar më i lehtë për Alcaraz që duelon me amerikanin Paul apo Sinner që përballet me Bublik.

Italiani po zhvillon paraqitje mjaft pozitive dhe duket se do të synojë ti shkojë në fund garës, megjithëse diçka e tillë ndodhi dhe në garën e Romës, aty ku në finale e mposhti rivali i tij spanjoll Alcaraz. Ky i fundit shihet si tenisti me më tepër shanse për të ngritur lart trofeun dhe në Paris, e pas tij vijnë Sinner Djokovic dhe Zverer.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026