Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, 3 duele luhen të mërkurën
Skuadrat e Superligës shqiptare do të zbresin në fushë edhe në mesjave, por këtë herë në kupë, ku luhen duelet çerekfinale. 3 nga sfidat do të zhvillohen të mërkurën, ndërsa ajo mes Dinamos dhe Skënderbeut ditën e enjte. Të mërkurën në orën 13:30 luhen paralelisht Bylis-Egnatia dhe Laci-Partizani, një fotokopje e javës së fundit të luajtur në kampionat.
Në orën 17 është radha e Elbasanit e Vllaznisë të masin forcat me njëra-tjetrën, ndërsa përgatitjet kanë marrë fund.
“Sfida e radhës po na pret, nuk ka kohë, madje as për të shijuar fitoren e fundit ndaj Teutës. Kupa është një kompeticion që ne e kemi si objektiv, na pret një duel i vështirë. Përballemi me një ekip të mirë, trajner me eksperiencë, pra një skuadër që është investuar këtë sezon”, Thomas Brdaric, Trajner i Vllaznisë.
Sa i përket lojtarëve të dëmtuar te shkodranët, nuk ndryshon asgjë.
“Fatkeqësisht s’kemi rikthime, Qato e Spahiu kanë nevojë për kohë për tu rikuperuar. Jemi ekip kompetitiv, fryma e grupit është pozitive, fitorja ndaj Teutës na jep shtysë edhe për Elbasanin”, Thomas Brdaric, Trajner i Vllaznisë.
Dy përballjet e fundit mes tyre janë mbyllur njëra në barazim dhe tjetra me fitoren e shkodranëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë