Certifikohen 114 Oficerë të Sigurisë, do qëndrojnë në gjimnaze e shkolla 9-vjeçare

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas përfundimit të trajnimit përkatës, 114 Oficerë të Sigurisë nëpër shkolla janë çertifikuar sot nga Akademia e Sigurisë.

Dy ministrat, Bledi Çuçi dhe Evis Kushi morën pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast.

Ministri i Brendshëm tha se shtimi i oficerëve të sigurisë nëpër shkollat publike të vendit është pjesë e vizionit për ta shndërruar Policinë e Shtetit në një bërthamë komunitare

- Advertisement -

“Ne besojmë se çështjet e sigurisë në një vend nuk janë vetëm probleme të organeve të policisë, por janë probleme të të gjithë shoqërisë. Në këtë kuadër një nga nismat tona ka qenë përfshirja e punonjësve të sigurisë nëpër shkollat tona edhe si një nga veprimet konkrete për të realizuar atë që ne themi “policimi në komunitet”. Nga një pilotim që bëmë nga gjimnazet qëndrore të Tiranës sot po flasim për një shtrirje të kësaj prezence në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në gjimnaze, por edhe në shkolla 9-vjeçare”, u shpresh Çuçi

Me certifikimin e sotëm numri total i oficerëve të sigurisë në shkollat e vendit shkon në 220.

“Këto struktura kanë sjellë diçka, kanë rritur sigurinë në shkollat tona. Padiskutim që këto struktura kanë qenë elementi më i rëndësishëm për të pasur ambiente të shkollave më të sigurta ndaj atyre fenomeneve që ju i dini, si shitja e lëndëve narkotike, konflikteve, bulizmit dhe elemente të tjerë të paligjshmërisë. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme puna që ju do të bëni dhe bëjnë kolegët tuaj nëpër shkolla. Duhet ta kuptoni si një mision sepse është një mision dhe një detyrë që ju ngarkohet ju për të garantuar një shoqëri të së ardhmes më të sigurt dhe më të mirë”, tha ministri Çuçi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se certifikimi i këtyre të rinjve të tjerë sot është një moment krenarie që do të rrisë sigurinë nëpër shkolla.

“Deri para 3 vitesh ne i quanim një kontribut të shtuar apo një vlerë e shtuar në institucionet tona arsimore. Ndërsa sot ne i quajmë një domosdoshmëri, për vetë kontributin dhe rolin e rëndësishëm që kanë për të garantuar sigurinë dhe një mjedis sa më miqësor në institucionet tona arsimore. E filluam si një projekt pilot, por më pas e pamë se sa i rëndësishëm është kontibuti i oficerëve të sigurisë në institucionet tona arsimore. Dhe këtë vit ne vendosëm që ta rrisim numrin e tyre. Kishim 150 deri vitin e kaluar.  Dhe këtë vit kemi 220 oficerë sigurie jo vetëm në shkolla të mesme por edhe në shkolla 9-vjeçare që kanë një numrë të madh nxënësish”, u shpreh ministrja Kushi.

LEXO GJITHASHTU:

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte në sheshin “Adem Jashari” në qytetin e Mitrovicës. Bëhet me dije se si pasjë e shpërthimit janë...

Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhias

Sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas, janë duke vazhduar, kanë thënë zyrtarë rusë dhe blogerë ushtarakë pro Kremlinit. Ata janë duke raportuar për luftime...

“Territor i pastër”/ Asgjësohen 108 bimë kanabis në Krujë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i Pastër”,  ditën e sotme në Krujë janë kultivuar 108 bimë narkotike. Policia bën m e dije...

TË FUNDIT

Shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte në sheshin “Adem Jashari” në qytetin e Mitrovicës. Bëhet me dije se si pasjë e shpërthimit janë...

Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhias

Sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas, janë duke vazhduar, kanë thënë zyrtarë rusë dhe blogerë ushtarakë pro Kremlinit. Ata janë duke raportuar për luftime...

“Territor i pastër”/ Asgjësohen 108 bimë kanabis në Krujë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i Pastër”,  ditën e sotme në Krujë janë kultivuar 108 bimë narkotike. Policia bën m e dije...

Drafti i propozuar nga Rama, Bundestagu konfirmon për Euronews marrjen e dokumentit

Kryeministri Edi Rama, njoftoi ditën e djeshme përmes një konference për shtyp, se i ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel...

EMRI| Grabitet banesa e gjyqtares së Durrësit

Shtëpia e një gjyqtareje në Durrës është grabitur. Shpëtime Pitaku është gjyqtarja e grabitur e cila ka shkuar këtë të premte në polici ku...








Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×