Çështja Berisha, Baton Haxhiu: Basha po pranon në heshtje verdiktin amerikan
Analisti politik Baton Haxhiu thotë se ndërgjegjja për një opozitarizëm ia lejon Lulzim Bashës të mendojë më tepër për partinë se sa për mbrojtjen e Sali Berishës. Sipas tij Basha po pranon në heshtje verdiktin amerikan.
Në emisionin “Shock” në Euronews Albania me Bruna Çifligun dhe Andi Bushatin, Haxhiu tha se Basha e ka kurajon që ta shprehë qëndrimin “pro” vendimit të SHBA, por sipas tij, ai ka përgjegjësinë që të mbajë opozitën e fortë përballë pozitës që është forcuar më tepër.
“A është më mirë ta dërgojë Berishën në shtëpi në heshtje, apo ta vazhdojë rrugën si opozitar dhe ta vendosë opozitën karshi pushtetit me opozitarizmin e tij, unë mendoj se më e mira është kjo e dyta,” – analizoi Haxhiu ato që i konsideroi si dilemat e Bashës.
“A duhet të heshtë Basha papërgjegjësitë e Berishës, apo ta thotë fjalën e fundit dhe ta shkatërrojë opozitën?” – vijoi Haxhiu.
Në analizën e tij Haxhiu theksoi si arsye të shëndoshë qëndrimin që po mban Basha, pasi në këtë mënyrë ai po pranon në heshtje vendimin e SHBA dhe po ruan partinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund