Çështja e dinarit, kryenegociatorët nga Kosova e Serbia do të takohen sot në Bruksel

4 Prill 2024 | 09:45

Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do të takohen sot në Bruksel përsëri, në përpjekje për ta gjetur një zgjidhje për pagesat me para të gatshme në Kosovë në valutën dinar, e cila u ndalua dy muaj më parë.

Bashkimi Evropian, i cili e lehtëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pret që të tejkalohen dallimet në qasje mes palëve dhe të arrihet një zgjidhje, sipas së cilës qytetarët serbë në Kosovë do të mund të vazhdojnë t’i pranojnë beneficionet nga shteti serb.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Takimi i sotëm do të jetë i dyti në javët e fundit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç, ndërsa i treti në përgjithësi për këtë çështje në Bruksel.

Në takimet e deritanishme, sipas BE-së, palët kanë paraqitur propozimet e tyre për gjetjen e një zgjidhjeje praktike dhe afatshkurtër për qytetarët serbë në Kosovë që paguhen në dinarë nga Serbia, shkruan REL.

Por, ka pasur dallime mes palëve, prandaj edhe është thirrur edhe ky takim që zhvillohet sot, e enjte, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Qeveria e Kosovës ngul këmbë se vendimi i BQK-së nuk është politik, por i një institucioni të pavarur. Megjithatë, ajo është shprehur e gatshme për një zgjidhje praktike që do t’u ndihmonte qytetarëve, por pa vënë në dyshim vendimin e BQK-së.

Në një intervistë dhënë REL-it në mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të pranohen propozime për dinarin që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së.

Burimet e BE-së kanë thënë se shpresojnë në arritjen e zgjidhjes, por kanë përsëritur se kjo, mbi të gjitha, do të varet nga gatishmëria e palëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026