“Lajçak po bën takimet e fundit”, Gashi: Dinari nuk duhet të diskutohej në Bruksel
Avokati nga Kosova Tomë Gashi ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth takimit që pritet të zhvillohet në Bruksel mes Miroslav Lajçak, kryenegociatorit të kosovës Besnik Bislimi dhe atij serb Petar Petkoviç.
Gashi tha se një ngqa çështjet që do të diskutohet në këtë tryezë, çështja e dinarit, nuk do duhej të kishte shkuar kurrë në Bruksel, pasi sipas tij ajo fare lehtë mund të zgjidhej mes bankës qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Sipas Gashit këto takime mund të jenë të fundit të cilat i zhvillon Miroslav Lajçak,. i cili sipas tij nuk do jetë më një nga ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë- Serbi.
“Unë besoj se këto mund të jenë takimet e fundit që Lajçak po zhvillon dhe ai nuk do të jetë më në cilësinë e ndërmjetësuesve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk do të ketë mundësi të organizojë konferenca të tilla pa kurfarë suksesi.
Çështja e dinarit nuk duhet të shkonte kurrë në Bruksel dhe mendoj se këto çështje të brendshme është duke i shfrytëzuar Serbia, e cila po keqpërdor pozitën e saj si shtet i pranuar brenda OKB-së dhe po bën “show” ndaj çështjen e dinarit e dërgoi atje. Ne nuk mund të lejojmë që sovraniteti jonë të goditet në bazë të dëshirave që ka Vuçiç i cili këta ndërmjetësues i ka përdorur si vegël të tij”,-tha Tomë Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë