Çështja “Jashari”, Milan po pret nëse futbollisti do të paraqitet me Brugge

15 Korrik 2025 | 11:25

Edhe pse mori një refuzim në mënyrë zyrtare, Milan shpreson ende te transferimi i Ardon Jasharit. Kuqezinjtë po ndjekin nga afër përgatitjet e ekipit belg e në rast se mesfushori nuk paraqitet, atëherë do tentojnë sërish ta transferojnë.

Milan nuk heq dorë nga Ardon Jashari, me drejtorin sportive Igli Tare që ende beson se transferimi mund të arrihet këtë verë. Ajo cka jep shpresë për këtë lëvizje është vetë futbollisti që më herë i dha ok kuqezinjve. Pavarësisht refuzimi të bërë nga drejtuesit e ekipit belg është Jashari ai që do të thotë fjalën e fundit, por si mund të veprohet? Milan shpreson se Jashari nuk do të paraqitet me ekipin e tij, pasi është duke nisur sezoni i ri për Club Brugge.

Në rast se mesfushori nuk bashkohet me skuadrën, atëherë ai ka vendosur përfundimisht të largohet e në këtë pikë do të ndërhyjnë drejtuesit kuqezi për ta bërë të mundur kalimin e tij në Milano, por dhe ky nuk do të jetë një mision i lehtë për tu arritur. Sipas drejtuesve të Club Brugge, 22-vjecari mund të shitet, por jo në këtë moment, por ndoshta verën e ardhshme.

Milani ka bërë disa oferta, e fundit është 33 milionë euro + 5 në formë bonusesh, që shkojnë afro 40 milionë euro në arkat e klubit. Një shumë kjo e kënaqshme për një futbollist që ende nuk e ka provuar veten në top 5 ligat evropiane, por që gjithsesi nuk i bindi belgët, të cilët janë të bindur se mund të përfitojnë më shumë prej Jasharit. Gjithcka do të shihet në orët e ardhshme, nëse lojtari refuzon të dalë në stërvitje, atëherë transferimi ka gjasa të ndodhë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026