“Çështja McGonigal”, Meta thirrje SPAK-ut: Hetoni Edi Ramën
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon që drejtësia të nisë hetimet për kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, është i implikuar në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta u shpreh se SPAK-u duhet të kishte nisur hetimet më parë , pasi ka komunikuar me drejtësinë amerikane për këtë çështje.
Sipas tij, çdo përpjekje e Ramës për t’ju shmangur të vërtetës, është një konfirmim i fajësisë së tij dhe tentativë e dëshpëruar për t’ju fshehur llogaridhënies së pashmangshme.
“Përballë fakteve shokuese, që zbulohen çdo ditë, drejtësia shqiptare duhet të nisë urgjentisht hetimet për Kryeministrin e implikuar drejtpërdrejt në aferën shumë të rëndë korruptive shtetërore “Mc Gonigal”. SPAK duhet të kishte nisur me kohë hetimet shumë të thelluara përballë këtij skandali, që e ka shndërruar institucionin e Kryeministrit në një çerdhe korrupsioni, manipulimi dhe trafikimi mafioz të influencave duke korruptuar edhe zyrtarë të lartë si Mc Gonigal. SPAK duhet të vendosë një komunikim intensiv, serioz dhe shumë të ngushtë me institucionet e drejtësisë amerikane për të zbardhur deri në fund këtë skandal kaq të rëndë, në dritën e provave të pakundërshtueshme të zbuluara nga drejtësia amerikane.
Ky komunikim i SPAK me drejtësinë amerikane me qëllim zbardhjen e veprimtarisë antishterore dhe korruptive të Edi Ramës është një detyrim ligjor i pashmangshëm për të. Çdo përpjekje e Edi Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë edhe hetimin parlamentar, për këtë aferë skandaloze korrupsioni është një konfirmim i fajësisë së tij dhe tentativë e dëshpëruar për t’ju fshehur llogaridhënies së pashmangshme. Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë kurrë që të ketë një Kryeministër, zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë me veprimtari të paligjshme në dëm të interesave më të larta të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, shkroi Meta në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve