Çështja McGonigal, studiuesi: Pse nuk ka asnjë shans që dosja të vijë në SPAK

28 Janar 2023 | 22:01

Studiuesi Grid Rroji, tha se personalisht mendon se niveli i përfshirjes së kryeministrit Rama në çështjen McGonigal nuk do të marrë ndonjëherë përgjigje nga SPAK.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Rroji tha se asnjë dokument nuk mund të vihet në dispozicion të prokurorive shqiptare, apo komisioneve parlamentare për sa kohë është nën hetim në SHBA.

“Edhe nëse çështja mbyllet në SHBA kjo çështje në Shqipëri nuk do të mbyllet me kaq.

Kam dyshimet e mia të mëdha se edhe nëse kjo çështje do të shkojë në SPAK do të zgjidhet. Është edhe një çështje e dytë me vogël se për sa kohë çështja është në gjykim në gjykatën amerikane nuk ka asnjë shans që faktet të transferohen në SPAK .Sepse duhet më parë të mbyllet procesi në të gjitha nivelet dhe pastaj që këto fakte të mos shkojnë në duart të treta. Edhe nëse mbyllet procesi ka një çështje që duhet zgjidhur mes dy vendeve nëse ka materiale kofidenciale.

Për mednimin tim është një qorrsokak që nuk na çon askënd me hetimet e komisioneve parlamentare dhe SPAK, pasi çështja do të gjykohet në gjykatën amerikane”, tha Rroji.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026