Çështjet e nxehta në Parlament| Sot vendoset për fatin e Xhaçkës, ç’pritet të ndodhë
Ditën e sotme po vijon seanca plenare në Kuvend, ku po diskutohet për një sërë çështjesh të rëndësishme.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, ka dhënë më shumë detaje rreth çështjeve që janë objekt diskutimi.
Shehu tha se ditën e sotme do të vendoset për fatin e Olta Xhaçkës, ku PD kërkon që Kuvendi të votojë që mandati i saj i deputetes t’i kalojë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.
“Vijon Parlamenti në seancën e parë, me një rend të ngjeshur të ditës. Ne patëm mundësi të ndjekim pjesën e parë të punimeve të karakterizuara me debate gjatë paradites, sidomos kur vëmendja ishte te dy interpelancat për dy çështje sensitive të cilat kanë patur gjatë javëve të fundit edhe diskutime, duke nisur që nga mbetjet e nisura nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, ku u zhvillua interpelanca mes Ramës dhe Bardhit.
Po ashtu një tjetër interpelacë është ajo me numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku dhe një tjetër deputete të PD-së, Elda Hoti, sa i takon një çështjeje të ndjeshme që e jetojnë çdo ditë banorët e Thumanës. Një nga çështjet më të rëndësishme që është diskutuar gjatë muajve të fundit është mandati i deputetes Olta Xhaçka. Vendim që nuk do të diskutohet, por thjeshtë të dyja palët… Fillimisht do jetë prezantimi i 2 raporteve, nga PD dhe PS.
Në raportin e PS theksohet se duhet të jetë seanca plenare që duhet të vendosë dërgimin apo jo në GJK të mandatit të Xhaçkës. Ndërkohë socialistët nuk këshillojnë apo rekomandojnë në raportin e tyre me shkrim sesi do të duhet të votojnë deputetët, pro apo kundër.
Ndërkohë demokratët janë më të qartë në raportin e tyre ku thuhet se duhet të votohet pro nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për të dërguar në GJK mandatin e Xhaçkës. Më pas çështja do të kalojë për votim dhe mbetet për t’u parë cili do të jetë qëndrimi i socialistëve”, tha Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta