Çfarë dëshmoi autori i krimit të dyfishtë në familje, tregon gazetari Ferhati
Gazetari Eni Ferhati ka treguar detaje në lidhje me dëshminë e Arsen Muskurtit, personi i cili vrau me armë vëllanë e tij, Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti.
Në studion e lajmeve të “Euronews Albania”, Ferhati tha se Aresn Muskurti ka deklaruar në dëshminë parapraker se ishte penduar dhe më pas ka thënë se i vëllai dhe kunata ia kishin bërë për borxh.
“Autorësia sigurisht që është pranuar nga ana e tij, madje ka treguar edhe ku e kishte hedhur armën. Armën e kishte hedhur gjatë rrugës, të cilën e kishte përshkruar në këmbë, nga ”Rruga e Kavajës” deri në zonën e “5 Majit”. Fillimisht, është shprehur i penduar, është shprehur se ka qenë një veprim në gjaknxehtësi. Më pas, ka dhënë një dëshmi tjetër, ku ka pretenduar se ia kishin bërë për borxh, si vëllai dhe kunata e tij, gjithmonë me dyshimet për konfliktet për biznesin.
Megjithatë, është një dëshmi paraprake e cila më shumë merret nga hetuesit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, apo për të gjetur prova të tjera shtesë që do të mbështesin nesër akuzën në gjykatë”, theksoi gazetari.
Ferhati nënvizoi se autori dhe viktimat jetonin në një zonë të “5 Majit” në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare