Çfarë dihet mbi vrasjen e dyfishtë te kampingu në Greqi, një nga viktimat shqiptar
Policia greke ka nisur një hetim intensiv për identifikimin dhe kapjen e autorit të një vrasjeje të dyfishtë që ndodhi të dielën në mbrëmje në një kamping në zonën e Finikoundës, Mesinia.
Ngjarja u raportua pak pas orës 20:30, kur në recepsionin e kampingut u gjetën të pajetë dy burra: pronari grek i biznesit, 70 vjeç, dhe një shtetas shqiptar rreth 60 vjeç, i cili punonte si kujdestar.
Sipas dëshmive, autori, me fytyrë të mbuluar, hyri në recepsion dhe qëlloi nga afër 70-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja ndodhi para syve të mikut të tij shqiptar, i cili u përpoq të largohej, por u qëllua dhe ai për vdekje ndërsa më pas autori u largua, dyshohet me një motoçikletë.
Policia beson se arma e përdorur ishte një pushkë gjahu ndërsa sipas informacioneve paraprake, autori dhe viktimat mund të jenë njohur më parë,
Burime lokale raportojnë se rreth tre javë më parë, pronari i kampingut kishte njoftuar autoritetet për një atentat të mundshëm ndaj tij në një tjetër biznes që zotëronte në të njëjtin fshat.
Gjithashtu, gjatë verës, kishte ndodhur një incident i rëndë mes tij dhe një personi të dyshuar, por pa pasoja ligjore.
Kampingu ku ndodhi ngjarja është ende në funksion dhe strehon një numër të konsiderueshëm pushuesish ndërsa hetuesit po mbledhin prova për të zbardhur motivin.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset