Çfarë dihet nga vrasja e postierit në Kamëz, kush janë kushërinjtë e dyshuar

25 Janar 2025 | 12:36

Policia e Tiranës ka arrestuar një person si të dyshuar të përfshirë në vrasjen e postierit, Lulzim Visha. Për ekzekutimin e 48-vjeçarit janë ushtruar kontrolle të shumta në zonën e Kamzës.

Uniformat blu kanë vënë në pranga Eduart Lamin, pasi gjatë kontrolleve në rrugën Paqësore, në Zall Mner të Kamzës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.

37-vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”

37-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa në kërkim policia ka shpallur djalin e xhaxhait të personit të arrestuar, Ervis Lamin, pasi rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në pronësi të tij, por përdorej edhe nga Eduart Lami.

Ervis Lami nuk është një emër i panjohur për autoritet policore, pasi së bashku me Admir Tafilin bashkëpunuan në arratisjen e të dënuarve nga burgu i Drenovës.

Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdorur në ngjarje kriminale.

Në pyetje janë marrë familjarët e Vishës. Tashmë hetimet e policisë janë përqendruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit, por nuk përjashtohet as hasmëria për vrasjen që ka kryer vëllai i Lulzim Vishës në vitin 1997.

48-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e së premtes sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po shkonte në punë. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 12 gëzhoja. Disa orës pas atentatit, policia në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjeti të djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Në brendësi të makinës u gjet një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur në vrasje.

Targat e automjetit rezultojnë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026