Çfarë do të ndodhë më 6 dhjetor? Policia e ndalon protestën, PD nuk tërhiqet

1 Dhjetor 2022 | 15:48

Ku do të zhvillohet protesta e opozitës më 6 dhjetor? Kjo është dilema kryesore e politikës shqiptare në ditët e fundit. Partia Demokratike ka njoftuar se qytetarët më 6 dhjetor do të grumbullohen sërish para Kryeministrisë.

Por edhe këtë të enjte, drejtuesit e policisë i komunikuan përfaqësuesve të Partisë Demokratike që zhvillimi protestës në atë pjesë të bulevardit nuk do të jetë i mundur.

Por as ky paralajmërim i fundit i policisë nuk e stepi Berishën, që shprehu vendosmërinë për protestën e 6 dhjetorit.

“Liderët evropianë nuk janë si Edi Rama, liderët evropianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre dhe ata e dinë se nga vota e lirë, buron shteti ligjor, liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve, ne bulevardin nuk e lëshojmë”, theksoi Berisha.

Protestën e komentoi edhe Rama, që deklaroi se nuk do të negociohet asnjë standard sigurie për zhvillimin e samitit.

“Përsa i përket masave të sigurisë, ato nuk negociohen me askënd. Janë masa sigurie që vendosen, bazuar në të gjitha standardet dhe rregullate vendosura nga vetë Këshilli Evropian, kudo ku zhvillohen aktivitete kanë masa standarde, nuk janë çështje opinionesh, mendimesh, diskutimesh”, nënvizoi Rama.

Në protestën e opozitës më 6 dhjetor kanë konfirmuar pjesëmarrjen disa nga partitë aleate të PD, por duke theksuar se do të dalin në shesh kundër qeverisë dhe jo kundër Samitit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026