Çfarë do të ndodhë me Brojën pas dëmtimit, Everton mund ta kthejë sërish te Chelsea

16 Janar 2025 | 10:23

Fati nuk ka qenë me të, i penalizuar shpesh nga dëmtimet në karrierën e tij. Bëhet fjalë për Armando Brojën, i cili me gjasa mund të rikthehet në Stamford Bridge më shpejt nga sa pritej. Ylli kuqezi u dëmtua pak ditë më parë dhe me gjasa do të qëndrojë larg fushave për më tepër se dy muaj, kohë që nuk i intereson Evertonit.

Ka qenë trajneri i sapozgjedhur David Moyes, i cili ka bërë me dije se Broja mund ta mbyllë huazimin para kohe dhe të rikthehet te ekipi i tij, Chelsea.

“Mendojmë se do të mungojë për rreth 10-12 javë. Është dëmtim i ligamenteve të kyçit të këmbës. Ka shumë mundësi që të kthehet te Chelsea,” deklaroi tekniku pas ndeshjes me Aston Villan.

23-vjeçari ka luajtur vetëm disa minuta me skuadrën e re, por pësoi dëmtim në ndeshjen e fundit, duke shqetësuar trajnerin Moyes. Aktualisht, Everton është në situatë të vështirë, ku rrezikon rënien në Championship, dhe nëse vijon me këto rezultate, kjo do të jetë realitet. Në ditët në vijim do të qartësohet situata e Brojës, dhe nëse dëmtimi do ta mbajë gjatë larg fushave, kthimi te Chelsea është i pashmangshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026