Çfarë duhet të bëjë lidershipi i PD nëse përsëritet skenari i 6 marsit?
Partia Demokratike zyrtare do të garojë e vetme në zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë KQZ refuzoi të regjistronte Sali Berishën në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Gazetari Ardit Hoxha tha se nëse PD do të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit ky do të ishte një lajm shumë i keq për të djathtën.
Sipas tij, nëse Alibeaj në 14 maj nuk merr dot një rezultat më të mirë se Basha në 6 mars, duhet të tërhiqet dhe t’i hapë rrugën garës për zgjedhjen e lidershipit të ri të PD.
“Do ishte lajm i keq për të djathtën nëse PD do përsëriste rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Do shohim si do zhvillohet procesi. Nëse Alibeaj nuk merr dot një rezultat më të mirë se Basha në 6 mars duhet të tërhiqet dhe t’i hapë rrugën garës për zgjedhjen e lidershipit të ri të PD. Nëse ky do jetë i ri fare apo rikthimi i Bashës, kjo duhet parë”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump