Çfarë e shqetëson Donald Trump një javë para zgjedhjeve?
Përmes postimeve në rrjetin social Twitter, Donald Trump, Joe Biden dhe kandidatja për zv. presidente, Kamala Harris kanë shkruar diçka që është tashmë e ditur.
“Një javë”, koha që ndan Shtetet e Bashkuara nga zgjedhjet e presidentit të ri. Kandidatët kanë rikujtuar edhe njëherë këtë gjë përmes postimeve të tyre.
Ndërkaq presidenti Trump ka një shqetësim që po e shpreh jo vetëm përmes medias sociale por edhe në daljet e tij televizive.
Sipas presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara mediat që shpërndajnë lajme të pavërteta duan që të flasin vetëm për COVID, gjë për të cilën siç shprehet Trump nuk do të flitet më pas zgjedhjeve.
Nuk është një deklaratë për t’u habitur sepse gjatë një telefonate me stafin e fushatës, presidenti ka pasur një mënyrë të shprehuri tepër të ashpër edhe për doktor Anthony Fauci, një nga personazhet kryesore të edukimit të publikut me informacione dhe këshilla sa i takon CO VID-19.
“Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për COVID-19 nga Dr. Fauci dhe të gjithë këta idiotë,” – është shprehur Trump.
Arsyet që po diskutohen më shumë në rrjetet sociale se përse kreu i Shtëpisë së Bardhë është kaq shumë i shqetësuar për COVID-19 një javë para zgjedhjeve janë si më poshtë:
- Mund të reduktohet numri i votuesve nga frika e infektimit
- Ndikon opinionin publik për mënyrën e menaxhimit të situatës me pandeminë
- Merr më shumë vëmendje në hapësirat mediatike se fushata
Ajo që është e sigurt është se për këtë sëmundje infektive do të vazhdojë të flitet edhe pas zgjedhjeve për aq kohë sa numri i të infektuarve është gjithnjë i lartë dhe shqetësues.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)