Çfarë fshihnin që s’e lejuan kontrollin e policisë? Flasin dy banoret e MEK

20 Qershor 2023 | 13:37

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu mundi të intervistonte dy banore të MEK-ut, të cilat ngritën shqetësimin për sulmin e ditës së sotme.

Pikërisht një sulm e kanë cilësuar ato kontrollin nga policia shqiptare, duke sqaruar se problemin nuk e kishin me kontrollin e beftë, por me formën se si efektivët kanë hyrë nëpër dhoma duke thyer dyert e duke marrë me dhunë kompjuterat.

Ato thanë për Euronews Albania se brenda kompjuterëve nuk ka pasur asnjë informacion sensitiv.

Ndërkohë sa i takon vdekjes së Ali Mostasharit, njëra nga gratë pohoi se ai ka qenë sportist dhe familjen ja kanë ekzekutuar në Iran.

“Ne ishim falënderues për qeverinë shqiptare kur shkëputi marrëdhëniet me Iranin, por tani jemi të pambrojtur,” – u shpreh njëra nga zonjat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026