Çfarë i premtoi Erdogan Kurtit? Detaje nga takimi i mbajtur në Stamboll
Presidenti turk Recep Rayyp Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të japë kontributin e nevojshëm, nëse diçka e tillë kërkohet nga Kosova dhe Serbia.
Kështu u shpreh presidenti gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili zhvilloi një vizitë në Stamboll.
“Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të dëshmojnë një qasje paqësore e konstruktive. Shpresojmë që procesi i dialgout me Serbinë të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, u shpreh Erdogan.
Në konferencën e përbashkët për media, Kurti falënderoi Turqinë për “mbështetjen” për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës. Ai e vuri theksin edhe tek raportet ekonomike
“Një nga synimet tona kryesore si Qeveri është krijimi i një mjedisi të favorshëm për të tërhequr investitorë të huaj, në mënyrë që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme”, tha Kurti.
Presidenti Erdogan ndër të tjera shtoi se Ankaraja po vazhdon përpjekjet për t’u siguruar që Kosova të “arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare”.Turqia është një prej shteteve me prezencën më të madhe të investimeve direkte në Kosovë.
Paralelisht, Erdogan tha se diskutoi me Kurtin edhe për luftën kundër terrorizmit. Presidenti turk e vuri theksin te lëvizja Hizmet, e klerikut Fetullah Gulen që e ka shpallur organizatë terroriste.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë