Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë dhe Rusi

10 Maj 2022 | 07:30

Sot është dita e 76-të e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe rusët nisën sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.

Tashmë, forcat ruse kanë përqëndruar sulmet e tyre në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa gjatë fjalimit të djeshëm në “Sheshin e Kuq” në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se NATO përbën kërcënim për Rusinë.

Zhvillimet kryesore të 24 orëve të fundit:

  • Putin ngjalli kujtimin e heroizmit sovjetik të kohës së luftës për të frymëzuar ushtrinë e tij që luftonte në Ukrainë, por nuk ofroi asnjë udhërrëfyes të ri drejt fitores dhe pranoi koston e jetës së ushtarëve rusë.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, në një deklaratë për përvjetorin e fitores, premtoi se ukrainasit do të triumfojnë, duke thënë: “Rruga drejt saj është e vështirë, por ne nuk kemi asnjë dyshim se do të fitojmë”.
  • Rusia nuk po planifikon të mbyllë në mënyrë proaktive ambasadat në Europë në përgjigje të masave jomiqësore nga Perëndimi dhe zgjerimit të sanksioneve kundër Moskës, tha agjensia e lajmeve RIA, duke cituar një zëvendësministër të Jashtëm.
  • Ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se forcat ruse të mbështetura nga tanke dhe artileri po kryenin “operacione stuhie” në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku janë strehuar mbrojtësit e fundit të qytetit.
  • Në Odesa, porti kryesor i Detit të Zi për eksportin e produkteve bujqësore, një person u vra dhe pesë u plagosën kur shtatë raketa goditën një qendër tregtare dhe një depo, thanë forcat e armatosura të Ukrainës në Facebook.
  • Sirenat dhe raketat e sulmit ajror ndërprenë një takim midis Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, i cili po vizitonte Odesa-n dhe kryeministrit ukrainas Denys Shmyhal, duke i detyruar ata të futeshin në një strehë për bomba.
  • Zelenski i kërkoi komunitetit ndërkombëtar për hapa të menjëhershëm për t’i dhënë fund bllokadës ruse të porteve të Ukrainës dhe lejimin e eksporteve të grurit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026