Çfarë kallëzoi Nesti Angoni në SPAK që çoi në arrestimin e Erion Veliajt

11 Shkurt 2025 | 11:58

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me kërkesë të SPAK, pas dyshimeve si i përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Arrestimi ka ardhur pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, një identitet i cili nuk rezulton në regjistrin e gjendjes civile.

Çfarë kallëzoi Nesti Angoni?

Në datën 19 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme mori kallëzimin nga shtetasi Nesti Angoni, i cili në dokumente thotë se jeton në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Kallëzimi i tij përfshin disa akuza për veprime korruptive të kryebashkiakut, duke treguar lidhje të Veliaj me kompani dhe biznesmenë.

Angoni përmend një sërë transaksionesh dhe marrëdhëniesh, përfshirë ato mes Veliajt dhe Gentian Sulës, pronarit të kompanisë “AGI CONS”.

Sipas kallëzuesit, në kohën kur shtetasi Erion Veliaj u emërua Ministër i Punës, ai bleu një pasuri të paluajtshme – një banesë – të ndodhur në bllokun rezidencial “Kodra e Diellit”, në pronësi të bisnesmenit Sula. Pas kësaj, bashkëshortja e këtij të fundit u emërua zëvendësministre në Ministrinë ku Veliaj ishte titullar. Më pas, banesa në fjalë është zgjeruar me një kat dhe për të është ndërtuar një ashensor i veçantë.

Po ashtu, në këtë kallëzim shpjegohet se marrëdhënia e këtyre dy shtetasve ka qenë e pandarë që nga ajo kohë. Kompania “AGI CONS”, me pronar shtetasin Genti Sula, është përfshirë gjithashtu edhe në projektin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar.

Për më tepër, kallëzimi përmend se Erion Veliaj aktualisht posedon tre vila në një kompleks rezidencial në Kavajë, të ndërtuara nga kompania “AGI CONS” e shtetasit Genti Sula. Njëra nga këto vila është në pronësi të vëllait të Veliajt, ndërsa vila e tretë është shkatërruar dhe dy vilat ekzistuese janë rikonstruktuar. Vlera e këtyre vilave, sipas kallëzuesit, arrin rreth 500 mijë euro. Për vilën e tretë, kallëzuesi thekson se Erion Veliaj e ka prishur duke shpërdoruar 500,000 euro me qëllim krijimin e hapësirave shtesë. Për prishjen e objektit janë shfrytëzuar makineritë e Ujësjellësit të Kavajës. Kallëzuesi ngre pyetjen nëse për këtë shembje është marrë një leje ndërtimi dhe nëse ekzistojnë dokumenta që vërtetojnë shpenzimet e bëra.

Gjithashtu, kallëzuesi shton se këto fakte të ndërlidhura krijojnë dyshime për burimin e mundësive financiare të Erion Veliajt, duke kërkuar hetime mbi dokumentet e blerjeve, pagesave bankare dhe të tjera që mund të provojnë ligjshmërinë e veprimeve të tij.

Me administrimin e kallëzimit në Prokurorinë e Posaçme, nga ana e Hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë kryer disa verifikime paraprake, të cilat kanë rezultuar në mungesën e të dhënave për shtetasin Nesti Angoni, i cili e ka paraqitur kallëzimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026