Çfarë ndodh me trupin kur agjërojmë? Doktoresha zbulon ndikimin në shëndet

1 Mars 2026 | 18:57

Endokrinologia, Edlira Hoxha e ftuar në emisionin “Health O’clock” ka folur lidhur me agjërimin në periudhën e Ramazanit. Hoxha ka zbuluar se çfarë ndodh me trupin e njeriut kur agjëron teksa u shpreh se agjërimi sjell benefite.

“Agjërimi në fakt është një regjim ushqimor, një regjim ushqimor që përdoret gjerësisht vitet e fundit edhe për qëllime të tjera. Agjërimi gjatë periudhës së agjërimit që mund të jetë si në këtë rast 12 orë gjatë muajit të Ramazanit na ka qëlluar këtë vit, por ka dhe periudha më të zgjatura të agjërimit që shkojnë deri në 16 orë në dietat e famshme fasting.

Është një gjendje urie e organizmit cilët gjatë së cilës ndodhin disa fenomene që mund t’i cilësojmë si benefite për organizmin. Benefitet kryesore kanë të bëjnë me metabolizmin në lidhje me hormonet, por gjithashtu dhe me balancën e karbohidrateve apo të lipideve. Çfarë ndodh gjatë agjërimit?

Gjatë agjërimit mungesa e ushqimit bën që të sekretohet më pak insulinë nga organizmi. Duke u sekretuar më pak insulinë ulet përdorimi i glukozës në gjak, në qeliza, në organe, por organizmi duhet të funksionojë me një lëndë energjike për të kryer aktivitetet sepse ne thamë edhe këtë gjatë këtij muaji kryhet aktiviteti i zakonshëm ditor dhe për të kryer këto veprimtari përdoret lënda tjetër që janë yndyrnat ose lipidet ose indi dhjamor, vendoset në punë për të realizuar këto funksione”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026