Çfarë ndodh nëse Rusia merr kontrollin e Ukrainës?
Çfarë ndodh nëse Rusia merr kontrollin e Ukrainës? – Kjo pyetje shtrohet kohët e fundit thuajse në të gjithë botën, sidomos tani që prej 5 ditësh Rusia po e sulmon Ukrainën ushtarakisht, duke lënë pas qindra viktima, mes tyre civilë dhe fëmijë.
Gazetarja e BBC-së, Lyse Doucet, thotë se kjo është një pyetje ekzistenciale për Ukrainën, dhe një moment përcaktues e i rrezikshëm për botën.
Rezultati fillestar është se forcat ruse do të merrnin në kontroll zona shumë të mëdha të territorit të vendit të dytë më të madh të Evropës, përfshirë kryeqytetin Kiev, një qytet me afro tre milionë banorë, i njohur si pro-evropian dhe pro NATO-s.
Historia na tregon se grushtet e shtetit dhe pushtimet ushtarake kanë pasur sukses me anë të pushtimit të stacioneve televizive dhe godinave presidenciale. Por kjo nuk do të mjaftojë me Ukrainën.
Nëse Rusia do të merrte kontrollin, Ukraina do të përgjigjej me një kryengritje e kundërsulm të fortë. Gjithashtu, siç edhe po ndodh pa e marrë kontrollin Rusia, Ukraina do të kishte mbështeteje nga shumë anë.
Edhe nëse pushtimi do të ndodhte, është e vështirë të imagjinohet se Rusia do e mbante kontrollin mbi Ukrainën për shumë gjatë, shkruan BBC.
Megjithatë, nëse do të ndodhte, kjo ngjarje do të shënonte “orët më të errëta të historisë”.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara