Çfarë ndodhi gjatë natës në Ukrainë?

1 Mars 2022 | 08:16

Kolona me mjete të rënda ushtarake prej 65 kilometrash qëndron në portat e kryeqytetit Kiev dhe qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv.

Gjatë gjithë natës janë dëgjuar më shumë bombardime se gjatë ditës, sipas CNN. Ndërkohë në Kharkiv, orët e para të mëngjesit të së martës nisën me zhurmën e sirenave të sulmeve ajërore.

CNN raporton gjithashtu se sipas dëshmitarëve trupat ruse kanë filluar një sulm tokësor në qytetin jugor të Khersonit.

Analistët thonë se kjo mund të jetë një strategji e Rusisë për t’ju afruar qyteteve më të rëndësishme të Ukrainës, në mënyrë që të marrin në kontroll kryeqytetin dhe qeverinë.

Sipas zyrtarëve, deri tani janë shënuar dhjetëra civilë të vrarë, por sidoqoftë shifra është e nënvlerësuar.

Nga ana tjetër Rusia vazhdon të izolohet nga ana ekonomike, sportive dhe kulturore. 680 persona janë sanksionuar, jo vetëm oligarkë por dhe persona të afërm me presidentin Putin që mendohet se po e ndihmojnë në këto momente. Kryesisht liderët evropianë po flasin për politikat që duhet të ndjekin vendet e BE-së për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës.

Të hënën dy delegacionet u takuan, por nuk arritën në një armëpushim, edhe pse u tha se kishin gjetur pika të përbashkëta mes tyre. Një takim pritet së shpejti në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Çfarë bëri përshtypje nga delegacionet ishte ministri i Kulturës si pjesë e delegacionit rus. Në rrjet kjo është komentuar si ironi e Vladimir Putin i cili gjithnjë ka ironizuar të shkuarën e Zelensky si aktor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024