Çfarë nënkupton suksesi për Opozitën? Çeka: Duhet front i gjerë, jo vetëm me PL-në
Blendi Çeka, nga DataCentrum, ishte pjesë e panelit të emisionit Barometri këtë të mërkurë, ku diskutoi strategjinë që do të duhet të ndjekë opozita për të pasur sukses në zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen.
Sipas tij, mekanizmi i duhur do të jetë bashkimi në një front të madh opozitar, ku do të përfshihet jo vetëm Partia e Lirisë krah Partisë Demokratike, por edhe fragmente të tjera të opozitës.
Duke sjellë në vëmendje këtë qasje, Çeka u shpreh se nëse kjo nuk ndodh, jo vetëm që do të ketë harxhim të madh të energjisë për secilën parti, por gjithashtu nuk do mundet që të arrihet një numër i lartë mandatesh.
“Raporti është mes territorit dhe mbështetjes që ti ke, e sa më mirë ti e njeh veten, automatikisht dhe mënyra si e njeh veten dhe investyon gjithë kapacitetet, arrin të bësh një program se ku pret më tepër ose më pak. Partia Socialiste është efikase nga mënyra si kërkon, nga pikëpamja e targetit. Opozita duhet të jetë më efikse. Në rast se opozita është e fragmentarizuar, nuk është thjesht problem PD-LSI, por nëse dalin dhe 4 ose 5 parti të reja që burojnë nga opozita dhe nuk arrijnë të përfshihen në një front, nga pikëpamja e sistemit ka kosto në mandate. Qëllimi final i opozitës është që të ketë një front të madh opozitar, ku përfshihet jo vetëm Partia e Lirisë, por çdo segment opozitar, ku përfshihen individë me reputacion brenda opozitës. Nuk ka lidhje shumë se sa punë bën një parti, por është efekt mekanik i sistemit që ndikon në mandate,”-u shpreh Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
- 1 në 2 shqiptarë votojnë për PS, Çeka zbulon rezultatin e pritshëm për 2025-ën
- Gazetari: Pse Republika e Baba Mondit mund të jetë e rrezikshme për Shqipërinë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë