Çfarë nuk dihet? PD “zbërthen” marrëveshjen me Ilir Metën

27 Tetor 2022 | 21:26

Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi ka zbuluar detaje për marrëveshjen mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, të cilën e nënshkruan ditën e sotme.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bylykbashi tha se secila parti do të ketë këshilltarët e vet, ndërsa shtoi se drejtimin e këshillit bashkiakë do e marrë ajo parti që sjellë më shumë vota.

Më tej ai tha se marrëveshja e nënshkruar ditën e sotme është një marrëveshje e pastër politike.

“Marrëveshja e kësaj radhe është  një marrëveshje qartazi e vërtetë. Është e rëndësishme që kur shtrëngon dorën të jesh i vërtetë. Kjo marrëveshje është e pastër politike. Edhe Ramën po ta pyesësh në një moment rrëfimi pranon që të gjitha pikat në marrëveshje janë problemet që ka Shqipëria. Është shumë e qartë, do të konkurrohet me kandidatë të përbashkët. Teknikalitetet do ulim dhe ti detajojmë.

Ne do të shohim kush janë ato mekanizma që rrisin rezultatin e zgjedhjeve, në dy aspekte, në aspektin për kryetar bashkie dhe mazhorancat në këshillë. Secila parti do të ketë këshilltarët e saj. Ne synojmë fitoren qoftë për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkie. Nëse mazhoranca në këshill do të arrihet për shkak të  votave që sjellë PL, drejtimin e këshillit e merr PL”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026