Çfarë po kërkon grupi i Berishës nga Rama? Bylykbashi: Harrojeni paqen
Pas 5 muajve, komisionet parlamentare u zhvilluan këtë të hënë fizikisht me praninë edhe të deputetëve të rithemelimit duke i dhënë fund bojkotit. Prania e njërës palë bëri që të mungojë pala tjetër. Deputetët që janë krah Lulzim Bashës munguan.
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha në emisionin Now në Euronews Albania se konsensusi i arritur me mazhorancën është një mekanizëm që do të mundësojë dialog dhe konsensus për reformën zgjedhore.
Bylykbashi refuzoi ta cilësonte paqe, ndërsa theksoi se kjo është vetëm nisja e përplasjes parlamentare me mazhorancën.
“Çështja e reformës zgjedhore, që është me rëndësi politike afatgjatë, rreziku që të ndodhte një pazar… është rënë dakord për një mekanizëm që do të mundësojë dialog dhe konsensus për reformës zgjedhore, askush nuk e di si do shkojë kjo. Ajo që duan shqiptarët janë rregulla më të mira për zgjedhjet, kështu që paqen ta harrojnë. Kështu ka filluar gjithmonë, ka filluar me përplasje dhe kur është arritur konsensusi është miratuar edhe një kod i tërë zgjedhor”, tha Bylykbashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)