Çfarë po ndodh me Butrintin? Ina Zhupa zbulon zhvillimet në Kushtetuese
Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në një intervistë për Euronews Albania, zbuloi se çfarë po ndodh në Gjykatën Kushtetuese përsa i përket çështjes së Butrintit.
Ajo theksoi se kanë marrë dosjen nga UNESCO, që sipas saj kanë zbuluar mashtrimet e qeverisë me parkun e Butrintit.
Mes tjerash, ajo nënvizoi se në ditët në vijim presin vendimin e Kushtetueses për “Butrintin”.
“Ne kemi firmosur dhe marrëveshjen e stabilizim asocimit. Në nenin 108 tashmë flitet për degradim mjedisor. Ne duhet të garantojmë që mos të ketë degradim mjedisor. Ky ligj bën të kundërtën sepse shkatërro florën dhe faunën e këtij mjedisi.
Ne do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese, unë jam duke përgatitur padinë në Gjykatën Kushtetuese bashkë me avokatët, besoj se ne do të argumentojmë shkeljet e Kushtetutës dhe shkeljet që lidhen me marrëveshjen e stabilizim-asocimit me BE. Është e rëndësishme të kuptohet që nuk është çështje politike , nuk ka një ideologji për zonat e mbrojtjes. Është një çështje kombëtare.
Bëhet gati 2 vjet Butrinti, unë jam në Gjykatën Kushtetuese. Për herë të parë Gjykata Kushtetuese ka riçelur hetimet. Vetë kryetarja e pranoi se qeveria e kishte mashtruar. Është një raport që thotë se nuk duhet dhënë me koncension, duhet ta ketë shteti shqiptar. Është konventa e Parisit që e detyron shtetin palë dhe që ju nuk duhet t’i jepni këto zona për ndërtim. Duhet të jetë shteti që duhet ta ruaj si një të tërë dhe jo ta ndajë ca për oligarkët dhe ca për koncesionarët. Këtë ia fshehën Gjykatës Kushtetuese dhe ne arritëm ta siguronim drejt për drejt nga UNESCO dhe ja vumë në dispozicion Gjykatës Kushtetuese e cila vërtetoi se qeveria kishte mashtruar. Në ditët në vijim pres një një vendim pozitiv nga Gjykata Kushtetuese për Butrintin”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Votimi i Amnistisë Penale me 116 vota pro, deputeti që votoi kundër
- Gjermani, 400 policë akuzohen për ekstremizëm
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian