Çfarë presin emigrantët nga Trump, komunitetet e huaja frikë nga dëbimet masive
Emigrantët në Çikago po bëhen gati për arrestime dhe dëbime masive, pasi administrata e presidentit Donald Trump ka planifikuar tashmë ofensivën më të madhe kundër tyre.
“Jetoj në Çikago prej 27 vitesh. Kam tre fëmijë të cilët kanë lindur këtu në Shtetet e Bashkuara, në Çikago. Kam pak frikë pasi mendoj për ta. Nëse një ditë do të ndalem nga Agjencia për Emigracionin dhe Doganat, si do të reagojnë ata? Kush do t’i marrë nga shkolla”, tha Elena Barrera, emigrante e paligjshme.
Agjentët federale fillimisht planifikojnë të veprojnë ndaj 300 individëve me precedentë penalë, por të tjerë pa një statusi ligjorë, përfshirë gratë e martuara apo bashkëjetuese mund të preken.
Operacioni pritet të zgjasë një javë, nëse kushtet e motit në Çikago e lejojnë, pasi qyteti po përballet me temperatura të acarta.
Këshilltarët e Trump konfirmuan se dëbimet masive janë prioritet, me metropole si ai i Çikagos që do të jenë në fokus. Pushteti vendor i qytetit refuzoi së fundmi të bashkëpunojë me agjentët federalë.
Edhe kritikët paralajmërojnë se operacioni mund të përçajë familjet dhe të përshkallëzojë tensionet tek komunitetet e emigrantëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi